Qyteti i Gjilanit i rikthehet Dritës (Video)

Qyteti i Gjilanit i rikthehet Dritës (Video)

Drita ka shënuar fitore të madhe ndaj Gjilanit në derbin më të madh lokal në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 për Intelektualët e Dritës.

Skifterat dhe Intelektualët ishin mbledhur në stadium, të dyja tabore me koreografi fantastike, ku të pranishëm ishin mbi 10 mijë shikues.

Goli hapës pas disa tensioneve në fushë mes lojtarëve erdhi nga Xhevdet Jashari, i cili paraprakisht edhe goditi shtyllën.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, në mesin e shumë tensioneve.

E kacafytjet mes lojtarëve të nxitura nga atmosfera vazhduan edhe në pjesën e dytë.

Një penalti të akorduar për Dritën e konkretizoi Guraziu, i cili shënoi për 2-0 në minutën e 55-të.

Në mesin e tensioneve dhe kacafytjeve u përjashtua Arbër Shala, duke lënë Gjilanin pa një lojtar në terren.

Deri në fund u zhvillua lojë e fortë dhe me fjalosje mes lojtarëve gjë që ndaloi edhe lojën mjaft shpesh.

Krejt në fund Armend Kastrati te Drita u ndëshkua me të kuq, transmeton Telegrafi direkt nga stadiumi Agim Ramadani në Gjilan.

Me këtë fitore Drita arrin në kuotën e 16 pikëve në vendin e gjashtë, me vetëm pesë pikë larg Gjilanit që mbetet në pozitën e tretë me 21 pikë. /Telegrafi/