Në konferencën e mbajtur sot, nga drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, ka thënë se ky vit po përmbyllet me punë të shumëta në arsim, me suksese të përbashkëta, me angazhim konkret në ngritje të cilësisë në arsim dhe me sfida për ndryshim të mëtutjeshëm në këtë resor të rëndësishëm përmes të cilit pikëpreken pothuajse të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit.
Me këtë rast drejtori Musa, në prezantimin e punës së tij për këtë vit ka thënë se angazhim kryesor i tij dhe i stafit ka qenë menaxhim i hapur me transparencë të plotë dhe i pavarur në kryerjen e detyrave të tij nga kjo fushë, derisa ka shtuar se sektori i arsimit në Gjilan është më i miri në Republikën e Kosovës.
“Për këtë periudhë kohore të menaxhimit në Drejtorinë Komunale të Arsimit, kemi arritur të bëjmë menaxhim të pavarur dhe pa ndërhyrje. Kjo pavarësi e lënë nga kryetari i Komunës në drejtori, ka bërë të mundur që ne të kemi edhe suksese dhe zhvillim drejtë cilësisë më të lartë të këtij dikasteri që në një apo formë të ndryshme, pikëprekë pothuajse të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit. Përqëndrim yni që në fillim ka qenë transparencë e plotë, dyer të hapura dhe me duar të pastra”, ka thënë ai, duke falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë arsimit gjatë këtij viti.
Ai ka thënë se me kujdes dhe përkushtim është punuar në organizim të ekskursioneve, monitorim të testit të arritshmërisë dhe maturës, por edhe angazhimit në zbatim të plotë të ligjit dhe akteve të tjera nënligjore sa i përket Arsimit.
“Testi i arritshmërisë së nxënësve të klasave të nënta është i suksesit më të lartë në nivel vendi. Poashtu edhe testi i maturës ka kaluar me sukses. Angazhimi ynë i drejtëpërdrejtë ishte edhe në regjistrimin e nxënësve në klasat e para duke respektuar rajonalizimin e shkollave fillore, sikur që edhe regjistrimi i nxënësve në klasën e dhjetë është bërë, poashtu, përmes zbatimit të ligjit në fuqi por edhe bashkëpunimi shumë i mirë me prindërit, menaxhmentin e shkollës dhe përqëndrim ishte dhe mbetet ngritja e cilësisë në arsim”, tha drejtori Musa.
Edhe në investimet kapitale ai ka thënë se ne jemi duke lëvizur përpara, sepse janë ndërtuar fusha sportive, është duke vazhduar edhe ndërtimi i dy sallave sportive për shkollën “Abaz Ajeti” dhe shkollës në fshatin Pogragjë, sikur që është në përfunsim e sipër shkolla fillore në fshatin Shurdhan.